Themeluesi i Microsoft-it dhe miliarderi , Bill Gates , ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pavarësisht se ka marrë të paktën tre doza të mRNA.
“Kam rezultuar pozitiv në testin për COVID. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm”, shkroi Gates të martën në Twitter.
“Unë jam me fat që jam vaksinuar dhe kam akses në testime dhe kujdes të madh mjekësor,” shtoi ai. Në moshën 66-vjeçare, Gates ka të drejtë për dy vaksina mRNA, megjithëse është e paqartë nëse ai i ka marrë.
Gates ka pranuar prej muajsh tashmë se vaksinat e COVID nuk parandalojnë transmetimin ose infeksionin.
“Edhe pse këto vaksina bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të parandaluar sëmundje të rënda dhe vdekje, ato nuk ju mbrojnë nga infektimi”, tha Gates. “Ato zvogëlojnë mundësinë e infektimit me rreth 50 për qind.”
Megjithatë, në fazat e hershme të pandemisë, Gates foli në termat e “heqjes qafe” COVID dhe tha se normat e vaksinimit duhet të përdoren si standard për të përcaktuar se kur bota mund të “rikthehet në normalitet”, duke sugjeruar se kjo është për shkak se ato parandalojnë infeksionin.
Gates e përfundoi temën e djeshme në Twitter me një premtim: “Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që askush prej nesh të mos përballet më me një pandemi.”
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.binance.bh/register?ref=QCGZMHR6
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article. https://www.binance.com/cs/register?ref=OMM3XK51