Bill Gates paralajmëron se pandemia e COVID-19 nuk ka mbaruar, duke pohuar se ka të ngjarë të ketë një variant “edhe më fatal” të virusit në të ardhme.

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it i bëri këto komente gjatë një interviste me Financial Times.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal,” tha Gates.

Filantropisti pohoi se ekziston rreziku “më shumë se 5%” i shfaqjes së një lloji më virulent, duke shtuar, “Ne as më të keqen nuk e kemi parë”.

Gates i bëri komentet gjatë promovimit të librit të tij të ri “Si të parandaloni pandeminë e ardhshme”.

Miliarderi paralajmëroi në mënyrë të famshme për një super-virus të ardhshëm.

Bill Gates shtoi se ‘teoritë e konspiracionit’ në lidhje me veten dhe vaksinat kundër COVID, duke i quajtur ata që flasin për to “si të çmendur”.

Gates deklaroi se është “disi e çuditshme”, që njerëzit nuk e pëlqejnë atë, duke shtuar “A kthehet kjo në diçka ku vazhdimisht shfaqen njerëz të çmendur?”

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në shkurt, Gates tha se “mjerisht” Omicron është një “lloj vaksine” dhe ka “bërë një punë më të mirë për popullatën botërore sesa ne me vaksinat” duke siguruar imunitet natyror.