Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Facebook-un për rolin e tij në ndihmën për të fituar luftën propagandistike pasi platforma njoftoi se do të lejonte thirrjet për dhunë kundër rusëve.

“Si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, ne kemi lejuar përkohësisht forma të shprehjes politike që normalisht do të shkelnin rregullat tona, si fjalimi i dhunshëm, si ‘vdekje pushtuesve rusë’. Ne ende nuk do të lejojmë thirrje  për dhunë ndaj civilëve rusë”, tha një zëdhënës i Meta në një deklaratë.

Moska u përgjigj duke ndaluar si Facebook ashtu edhe Instagram në Rusi.

Presidenti Zelensky shkroi në Twitter për të falënderuar Zuckerberg për ndihmën ndaj Ukrainës në “hapësirën informative”.

“Lufta nuk është vetëm një opozitë ushtarake në tokë. Është gjithashtu një betejë e ashpër në hapësirën informative”, shkroi Zelensky në Twitter. “Dua të falënderoj @Meta-n dhe platformat e tjera që kanë një pozicion aktiv që ndihmojnë dhe qëndrojnë krah për krah me ukrainasit.”

Me fjalë të tjera, Facebook po ndihmon drejtpërdrejt Ukrainën duke lejuar përhapjen e propagandës pro-ukrainase, ndërkohë që ndalon çdo propagandë pro-ruse.

Kjo përkundër faktit se ka pasur fakte të shumta të fabrikuara. Vetëm në pak javë, ndodhi mashtrimin në Ishullin e Gjarpërinjve dhe sulmi i supozuar në një memorial të Holokaustit në Kiev, që nuk ndodhi kurrë .