Plani fillestar i autoriteteve lokale për një bllokim nëntë-ditor në Shanghai tashmë është harruar. I gjithë qyteti tani është nën një nivel bllokimi, pavarësisht premtimeve të autoriteteve se gjysma lindore e qytetit do të shihte lehtësimin e kufizimeve te premten. Shumë po ankohen se autoritetet kanë përdorur ndarjen e fëmijëve të sëmurë nga prindërit e tyre në emër të bllokimit.

Prindërit që sollën fëmijët e tyre për kurim i kanë parë ata tu merren nga autoritetet dhe të zhvendosen në objektet zyrtare të karantinës, duke i lënë shpesh familjet në errësirë ​​për gjendjen e fëmijëve të tyre. Kur si prindi ashtu edhe fëmija kanë rezultuar pozitivë, mjekët kanë përdorur edhe kërcënime për t’i rrahur familjet. Në disa raste, fëmijët deri në 3 muajsh thuhet se janë ndarë nga nënat e tyre që i ushqenin me gji.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, imazhet e fëmijëve që qanin të ndarë nga prindërit e tyre u bënë virale në mediat sociale kineze. Fotot dhe videot e postuara në platformat e mediave sociale Weibo dhe Douyin të Kinës (versioni kinez i TikTok) tregonin  foshnja që qanin. Në disa rraste edhe tre fëmijë flinin në një krevat të vogël

Ndërsa shumica e këtyre postimeve ishin fshirë nga autoritetet deri të shtunën, mijëra komente dhe ankesa mbetën në faqe.