Gjatë një fjalimi në Universitetin e Floridës Jugore, Guvernatori Ron DeSantis iu drejtua studentëve që qëndruan mbas tij dhe u kërkoi atyre të hiqnin maskat , duke e quajtur atë “teatër qesharak”.

DeSantis iu afrua foltores për të njoftuar financimin për arsimin e sigurisë kibernetike, ku vuri në shenjë studentët e maskuar që ishin pozicionuar atje për kamerat.

“Ju nuk keni pse t’i mbani ato maska,” tha DeSantis.

“Dmth, ju lutemi hiqni ato. Sinqerisht, nuk po bëjnë asgjë dhe ne duhet ti japim fund  këtij teatër të Covid, “ kërkoi Guvernatori.

“Nëse doni ti mbani, mirë, por kjo është qesharake,” pohoi ai.