Qytetarët në Çeki janë paralajmëruar se mund të përballen me tre vjet burg nëse shprehin mbështetje për Rusinë në mediat sociale.

Prokurori i Përgjithshëm i vendit Igor Stríž njoftoi në një deklaratë për shtyp se ishte “e nevojshme të informohen qytetarët se situata aktuale e lidhur me sulmin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës mund të ketë implikime për lirinë e shprehjes”.

Kufizimet po vendosen nën ombrellën e masave të kodit penal që e bëjnë krim miratimin e një vepre penale ose mohimin, dyshimin, miratimin ose justifikimin e gjenocidit.

“Liria e fjalës ka gjithashtu kufijtë e saj në një shtet demokratik ”, pohoi Stríž, duke njoftuar se kushdo që “publikisht, duke përfshirë demonstratat, internetin, rrjetet sociale ose shprehin mbështetje për liderët e Federatës Ruse në këtë drejtim, ata gjithashtu mund të përballen me përgjegjësi penale në kushte të caktuara.

Faqja zyrtare e Policisë Çeke njoftoi gjithashtu se ata po “monitoronin nga afër” përmbajtjen e “dhjetëra komenteve në diskutimet në internet që miratonin pushtimin rus dhe aktivitetet e ushtrisë ruse”.

Sipas një raporti nga Radio Prague International , dikush nqs ka shkelur këtë kod penal mund të burgoset deri në tre vjet, megjithëse do të ishte e vështirë të ngriheshin akuza.