Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare të Francës kanë dhënë mbështetjen e tyre unanime për një ligj të ri që ndalon të ashtuquajturën “terapia e konvertimit të homoseksualëve”, duke votuar 142-0.
Ligji i ri, ndalon përpjekjet për të ” konvertuar ” personat LGBTQ në heteroseksualitet ose role tradicionale gjinore. Ai gjithashtu u jep autoriteteve të drejtën për të kërkuar padi penale kundër praktikuesve të terapisë së konvertimit.
Ata që thyejnë ligjin, do të dënohen me deri në dy vjet burgim dhe 30,000 € gjobë.
Dënimet mund të rriten në tre vjet burgim dhe gjoba prej 45,000 € kur viktima është një i mitur ose një anëtar tjetër i cenueshëm i shoqërisë.
Sipas legjislacionit të ri, aktivistët tani do të jenë në gjendje të ngrenë padi civile në emër të viktimave të terapisë së konvertimit. Masa u përshëndet në parlament si një masë jetike për të mbrojtur ata që hezitojnë ose nuk janë në gjendje të lajmërojnë vetë policinë.
Ligjvënësia Laurence Vanceunebrock-Mialon, e cila luajti një rol kyç në miratimin e ligjit, pretendoi se ligji do të denojë “të gjithë ata që barazojnë lirinë e identitet ose një orientim seksual si sëmundje”.
“Nuk ka asgjë për të kuruar,” shtoi ajo, duke folur me kolegët ligjvënës.
Ligji do të hyjë në fuqi në dy javët e ardhshme, me pëlqimin e Presidentit Emmanuel Macron. Udhëheqësi francez përshëndeti miratimin e projektligjit, duke postuar në Twitter: “Sepse të jesh vetvetja nuk është krim”.
I’m more than happy to uncovr this website.
I need to to thank you for your time for this
particularly fantastic read!! I definitely really likied every bit
of it and I have yyou book-marked to look at new information in your website. https://glassi-app.blogspot.com/2025/08/how-to-download-glassi-casino-app-for.html