Një eksod duket se është duke u zhvilluar në kryeqytetin ukrainas të Kievit pasi forcat ruse bombarduan vendin të enjten. Të dhënat e trafikut dhe videot që qarkullojnë në platformat e mediave sociale duket se konfirmojnë se njerëzit po ikin nga qyteti ndërsa frika e pushtimit në shkallë të plotë rritet.
Sipas raporteve tre autostradat jashtë Kievit po përjetojnë “vonesa të mëdha” pasi Presidenti Vladimir Putin lëshoi një breshëri raketash, artilerie dhe sulmesh ajrore në të gjithë vendin, duke shkaktuar një nga krizat më të mëdha të sigurisë në Evropë në më shumë se gjysmë shekulli.