Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynihut, Bill Gates tha se “mjerisht” Omicron është një “lloj vaksine” dhe ka “bërë një punë më të mirë me popullatën botërore sesa vaksinat”.

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it i bëri komentet pasi iu kërkua të vlerësonte se ku ishte bota në luftën e saj kundër COVID-19.

“Mjerisht, vetë virusi, veçanërisht, varianti i quajtur omicron, është një lloj vaksine, domethënë ai krijon imunitet të qelizave B dhe T, dhe ka bërë një punë më të mirë për t’u përhapur te popullata botërore sesa ne me vaksinat,” u ankua Gates.

Miliarderi vazhdoi të vurë në dukje se 80 për qind e afrikanëve ose janë vaksinuar ose janë infektuar me një nga variantet ( pakica është vaksinuar).

“Kjo do të thotë mundësia e sëmundjeve të rënda, e cila lidhet kryesisht me të qenit i moshuar dhe me obezitet ose diabeti, këto rreziqe tani janë reduktuar në mënyrë dramatike për shkak të atij infeksioni, ekspozimit,” tha Gates.

Megjithatë, përkundër këtij lajmi në dukje të mirë, Gates ende shprehu keqardhjen dhe theksoi se përhapja e vaksinës nuk ishte aq e suksesshme.

“Është për të ardhur keq që nuk kemi bërë një punë të mirë në terapeutikë, vetëm dy vjet më vonë, dhe ne kemi një terapi të mirë. Vaksinat na janë dashur dy vjet për të qenë në mbifurnizim. Sot ka më shumë vaksina se sa ka kërkesë për vaksina”, tha ai.

Ndërsa Gates padyshim po i referohet përhapjes së ngadaltë të vaksinave në vendet në Afrikë dhe gjetkë, ata që kanë bërë fitime të mëdha nga vaksinat dhe përforcuesit e rregullt ka të ngjarë të jenë gjithashtu ‘të trishtuar’ që Omicron ka siguruar imunitet masiv natyror.

Studimet e mëparshme kanë treguar se infektimi me COVID siguron imunitet natyror shumë më të lartë se vetë vaksina.

Times of Israel tha më parë se si imuniteti natyror u dha izraelitëve “mbrojtje më të qëndrueshme nga Delta sesa vaksinat”.