Organizata Botërore e Shëndetësisë nëpërmjet një video në Twitter pretendon se aktivizmi kundër vaksinave është më vdekjeprurës se terrorizmi global, përhapja bërthamore dhe dhuna me armë.

Videoja citonte Dr. Peter Hotez të Kolegjit të Mjekësisë Baylor, i cili deklaroi: “Duhet të pranojmë se aktivizmi kundër vaksinës, të cilin unë në fakt e quaj agresion kundër shkencës, tani është bërë një forcë e madhe vrasëse globale”.

Hotez vazhdoi të pohoi se 200,000 amerikanë vdiqën nga COVID sepse ata refuzuan të merrnin vaksinën, një pretendim që nuk mbështetet nga asnjë burim.

“Dhe tani aktivizmi kundër vaksinës po zgjerohet në të gjithë botën, madje edhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme,” shtoi Hotez.

Doktori vazhdoi të ankohej sesi skepticizmi kundër vaksinës ishte bërë tani një “lëvizje politike” e lidhur me “ekstremizmin e djathtë” si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Gjermani.

Hotez bëri thirrje për “zgjidhje politike për të adresuar këtë problem”.