Shqipëria tashmë ka blerë zyrtarisht një flotë dronësh Bayraktar, me qëllim angazhimin e mjeteve të sofistikuara me teknologji të lartë të fluturimit, për misionie ushtarake, policore dhe civile.

E gjitha kjo, siç ka prezantuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në funksion të sigurisë kombëtare, luftës kundër krimit dhe kultivimit të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike, apo emergjencave civile e deri tek mbrojtja e territorit dhe mbledhja e informacioneve gjeohapësinore.

Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi. 

“Nuk janë mjete që do përdoren për kohë lufte, por përdoren edhe në kohë paqeje për qëllime të ndryshme

Urojmë që kjo të hapë një epokë të re mes vendeve tona dhe të mbështesë sovranitetin e Shqipërisë. Duam të krijomë një marrëdhënie të dyanshme, do ngremë një qendër shërbimi këtu dhe të gjitha këto objekte do i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve fqinje.

Do ishim të lumtur të nisim punën dhe kushedi ne po organizojmë festivalin më të madh të hapësirës teknologjike, Techno Space. Do donim të ngrinin Techno Fest Balkan, që të motivojmë brezat e rinj dhe të jenë të mirë përgatitur për teknologjinë dhe ti shërbejnë vendit të tyre”, tha Bayraktari.

Thuhet hapur se midis shumë qëllimeve do përdoret për qëllime: policore dhe civile, mbledhje informanionesh dhe do I përdorë gjithë Ballkani.

Pra kundra kujt do përdoren këto armë të sofistikuara lufte?