Kapiteni  Granit Xhaka, ka refuzuar të marrë pjesë në “dallgën” e sinjaleve të virtytit që po ndodh në Kampionatin Botëror, duke pohuar se skuadra e tij nuk është në Katar për t’i “dhënë mësime askujt”.

Që nga fillimi, turneu është përfshirë nga polemika mbi ekipet që përpiqen të shprehin mbështetjen e tyre për lëvizjen LGBT, në një vend që ende burgos homoseksualët.

FIFA i ka ndaluar lojtarët të mbajnë shirita ‘OneLove’, diçka që skuadra gjermane protestoi këtë javë duke vendosur duart mbi gojë gjatë një fotoje para ndeshjes.

Spektatorëve që ndjekin ndeshjet u është thënë gjithashtu se nuk mund të mbajnë kapele ylberi ose flamuj LGBT në stadiume, megjithëse kjo politikë tani ka ndryshuar.

Pavarësisht se shumë skuadra u hodhën në anën e sinjalizimit të virtytit (Anglia ka filluar edhe një herë të gjunjëzohet), kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka thotë se nuk është i interesuar.

“Nuk mendoj se duhet të bëjmë asgjë të vecantë si ekip zviceran,” tha Xhaka.

“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të përqëndrohemi në futbollin tonë. Kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe për të mos i dhënë mësime askujt.”