Qeveria ekstreme e majtë spanjolle ka shkaktuar zemërimin e shumë njerëzve në vend pasi do nxjerri një pullë postare përkujtimore që shënon njëqindvjetorin e Partisë Komuniste.

Pulla, me imazhin famëkeqe të çekiçit dhe drapërit, do të hidhet në  treg nga Correos e kontrolluar nga shteti  më 14 nëntor, me 135,000 kopje të kufizuara me një vlerë postare prej 0.75 euro

Shumë kanë vënë në dukje se si partia komuniste e Spanjës ka një histori lidhjesh  me regjimin sovjetik, përfshirje në krimet e luftës gjatë Luftës Civile Spanjolle dhe ka shprehur mbështetje për diktaturat moderne komuniste në Kubë, Kinë, Venezuelë dhe Nikaragua.

Qeveria aktuale e Spanjës  është një koalicion midis Partisë Socialiste të Punëtorëve të Sánchez dhe partisë së ekstremit të majtë Podemos.

Qeveria u kritikua ashpër gjatë pandemisë për vendosjen  masave shumë drakone.