Një studim i ri ka zbuluar se vendet që bën bllokimet më të ashpra si pjesë e ‘zero-COVID’ tani kanë më pak imunitet nga vetë virusi.

Analiza e Institutit të Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit vlerëson se Kina, e cila ka ende bllokime të shumta në fuqi, ka nivelin më të ulët të imunitetit ndaj COVID-19 në planet.

Kombet e tjera që nuk vendosën bllokime të ashpra, duke përfshirë Rusinë, Singaporin dhe Brazilin, mendohet se kanë nivelet më të larta të imunitetit, sipas studimit.

Studimi vlerëson shkallët e imunitetit sipas numrit të infeksionit, shkallës së vaksinimit dhe sa kohë ka kaluar pas vaksinimit.

Analiza parashtron se deri në fund të tetorit 2022, vetëm 17.2% e popullsisë kineze ka imunitet nga virusi, ndërsa Rusia nga ana tjetër vlerësohet të ketë një imunitet prej 74.5% ku supozohet se të gjithë kanë kontraktuar virusin. .

Imuniteti në Singaporit mendohet të jetë rreth 70%, në Brazilit 68%, Japonia, një vend tjetër që vendosi kufizime të ashpra besohet të ketë vetëm 38.9% imunitet.

Sipas analizës, SHBA-të besohet se kanë imunitet 60.5%.