Riciklimi u prezantua, në mbarë botën, si një mjet për t’i mësuar qytetarët të bëhen të bindur. Detyrimi i qytetarëve për t’i renditur mbeturinat e tyre deri në nëntë kategori apo kuti të veçanta çdo javë,s’ka të bëjë fare me ‘shpëtimin e planetit’, por gjithçka të bëjë me mësimin e qytetarëve (përmes një përzierje gjobash dhe turpi) të sillen ‘me përgjegjësi’ dmth, bëni siç u thonë pa parë nga afër arsyetimin e asaj që u është thënë të bëjnë.

Riciklimi nuk kishte të bënte kurrë me mbrojtjen e planetit. Pjesa më e madhe e mbeturinave të mbledhura në Mbretërinë e Bashkuar dërgohet jashtë vendit, me kamion, anije apo tren ku i djegin ose i hedhin. Eshtë, thjesht, jopraktike dhe jo me kosto efektive për të ricikluar materialin që ishte mbledhur. Dhe, sigurisht, mbledhja e mbeturinave përfshin një kosto masive për sa i përket parave dhe ndotjes.

Sot, biznesi i riciklimit ka arritur një apogje çmendurie. Bashkitë vendosin rregulla dhe tarifa gjithnjë e më komplekse. Ata refuzojnë të heqin një pjesë të madhe të mbetjeve që grumbullohen. Dhe ata që duan t’i çojnë mbeturinat e tyre në një qendër “riciklimi” ndoshta do të duhet të lënë një takim dhe t’u përgjigjen një seri pyetjesh. Shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes në det janë pajisjet e peshkimit të hedhura dhe mbetjet plastike (një pjesë e madhe e tyre e përcaktuar zyrtarisht si e ricikluar) të cilat hedhen nga anijet.

Lajmi i mirë është, se në Britani, normat e riciklimit po bien. Gjithnjë e më shumë njerëz janë bërë të vetëdijshëm se e gjithë lëvizja e riciklimit ishte vetëm një tjetër formë mashtrim.

Marrë nga libri Social Credit: Nightmare on Your Street  nga Vernon Coleman