Me propozim të Komisionit Evropian, Parlamenti Evropian, siç pritej, votoi për të rinovuar Certifikatën Dixhitale të BE-së për Covid për edhe një vit . Votimi ishte 453 pro, 119 kundër dhe 19 abstenime.
Rregullorja e certifikatës ishte planifikuar të skadonte më 30 qershor. Në fillim të këtij muaji, një delegacion nga parlamenti kishte arritur tashmë një “marrëveshje politike” me Komisionin për rinovimin e certifikatës, duke e bërë kështu votën e djeshme praktikisht një përfundim të paramenduar.
Rregullorja e certifikatës u miratua fillimisht në qershor të vitit të kaluar, gjoja për të lehtësuar “udhëtimin e sigurt” midis vendeve anëtare të BE-së. Por certifikata dixhitale e BE-së evoluoi shpejt, më shumë si model për të kufizuar qytetarët në shumë fusha të tjera të jetës së tyre shoqërore.
BE-ja ka zgjedhur të zgjasë certifikatën e Covid-it, pavarësisht rezultateve dërrmuese negative të një konsultimi publik mbi temën që u nis nga Komisioni Evropian nën titullin “Thuaj fjalën tënde” dhe që ishte i hapur për publikun nga 3 shkurti deri më 8 prill. Konsultimi mori mbi 385,000 përgjigje – pothuajse të gjitha duket se janë kundër rinovimit !
Rinovimi i Certifikatës Dixhitale Covid nuk do të thotë që ajo do të zbatohet menjëherë, por se infrastruktura do të mbetet në vend dhe se mund të aplikohet nëse dhe kur shtetet anëtare e shohin të arsyeshme ta aplikojnë.
Rregullat aktuale për mbajtjen e një Certifikate Dixhitale të Covid të BE-së, jo vetëm që nuk është e nevojshme , por ato diskriminojnë të pavaksinuarit.
Hi there mates, its wonderful post regaring teachingand entireely explained, keep it up all the time. https://bookofdead34.Wordpress.com