Një ekspert i inteligjencës artificiale thotë se brenda 50 viteve, prindërit do të zgjedhin të kenë “pasardhës dixhitalë” që ekzistojnë vetëm në metaverse për shkak të shqetësimeve për mjedisin dhe mbipopullimin.

Parashikimi u bë nga Catriona Campbell, e cila cilësohet si “një nga autoritetet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar për inteligjencën artificiale”.

Sipas Campbell, prindërit do të vendosin të kenë bebe dixhitale, një version i përditësuar i lodrave dixhitale japoneze Tamagotchi. Për të njëjtat arsye që ata tashmë po zgjedhin të mos kenë fëmijë të vërtetë, domethënë, “shqetësimet për mjedisin, mbipopullimin, kostoja në rritje  për te rritur një fëmije.”

“Campbell parashikon se “foshnjat dixhitale” do të jenë të zakonshme dhe do të përqafohen nga shoqëria brenda gjysmë shekulli,” raporton gazeta e majtë “The Guardian”.

Ekspertja e AI thotë se foshnjat e hapësirës kibernetike përfundimisht do të jenë të padallueshme nga gjëja reale dhe se nëse prindërit mërziten prej tyre, ata thjesht mund t’i anulojnë ato si një abonim mujor në Netflix.

“Campbell thotë se fëmijët virtualë do të duken si ju dhe ju do të jeni në gjendje të luani dhe ti përqafoni ata. Ata do të jenë në gjendje të simulojnë  emocione, si dhe të folur, të cilat do të variojnë nga “googoo gaga” në biseda të përbashkëta, ndërsa rriten”, raporton gazeta.