Ministri federal i shëndetësisë Karl Lauterbach ka shprehur frikën për valën e refugjatëve ukrainas të pavaksinuar që hyjnë në Gjermani.
Lauterbach iu bashkua zyrtarëve të tjerë publikë për të shprehur shqetësimin për “boshllëqet e mëdha të vaksinimit” midis ukrainasve.
Vetëm rreth 35 për qind e ukrainasve janë infektuar me COVID-19 dhe shumëve iu është dhënë versioni kinez Sinovac, i cili nuk njihet në Gjermani.
“Ne do të flasim se si mund t’u ofrojmë kujdes shëndetësor njerëzve që kanë hyr tek ne nga Ukraina,” i tha Lauterbach transmetuesit publik ZDF. “Kjo përfshin edhe vaksinimin.”
Sugjerimi i Lauterbach se vaksinimi mund të bëhet një kusht për sigurimin e azilit do të lidhej me mbështetjen e tij të mëparshme për vaksinimet e detyrueshme për gjermanët.
“Tani duhet të vaksinojmë shumë shpejt fëmijët, por edhe të rriturit,” tha ai. “Dhe ne po punojmë shumë për këtë.”
Një pjesë e shqetësimeve duket se kanë të bëjnë me axhendën për të detyruar të gjithë gjermanët të vaksinohen, një proces që ndoshta do të prishej nga një fluks i madh I ukrainasve të pavaksinuar.