Disa refugjatë ukrainas po refuzojnë të shkojnë në Suedinë multikulturore sepse kanë frikë për sigurinë e tyre, sipas një raporti të gazetës Nyheter Idag.

Raporti përbëhej nga dëshmia në terren e Jimmy Hemmingsson, një vullnetar për refugjatët i cili aktualisht ndodhet në kryeqytetin polak të Varshavës duke u përpjekur të ndihmojë refugjatët ukrainas të arrijnë në vendin skandinav.

Megjithatë, duke përmendur shqetësimet për një rritje të vrasjeve në Suedi, si dhe frikën se shërbimet sociale do t’i marrin fëmijët e tyre, shumë refugjatë ukrainas po e refuzojnë ofertën e Hemmingsson.

“Ai zbuloi se aktualisht po e kishte të vështirë të mbushte autobusët e destinuar për në Stokholm,” raporton ReMix News .

“Ka shumë thashetheme. Njerëzit janë të pambrojtur, ata dëgjojnë një gjë dhe më pas bëhet realitet”, tha Hemmingsson.

Siç dihet, Suedia ka qenë një nga vendet më të sigurta në Evropë 20 vite më pare, përpara imigrimit masiv të pakontrolluar. Tani Suedia është  vendi i dytë më i rrezikshëm i kontinentit për sa i përket krimit me armë, pas vetëm Kroacisë.

Vitin e kaluar, gazeta gjermane Bild doli me titullin : “Suedia është vendi më i rrezikshëm në Evropë”.

Vrasjet në Suedi shënuan një rekord të lartë vitin e kaluar, pasi autoritetet gjithnjë e më shumë nuk janë në gjendje të frenojnë krimin e bandave të emigrantëve. Pati 46 vrasje të kryera në 335 të shtëna, ku shumica e tyre ndodhën në pikat e nxehta të emigrantëve në Malmö, Goteborg dhe Stokholm.

Frika e shprehur nga refugjatët ukrainas është e bazuar.

Femrat  refugjate që u strehuan në një godinë në Örebro treguan se si ishin përndjekur, ngacmuar seksualisht dhe frikësuar nga grupe emigrantësh somalezë.

Pas përvojës së tmerrshme, disa nga të përfshirët thanë se do të preferonin të shfrytëzonin shanset e tyre dhe të ktheheshin në shtëpi edhe pse ka luftë.

“Kur ka bomba, të paktën e di që mund të zbres në bodrum dhe të fshihem atje”, tha një grua për gazetën suedeze Samnytt.

Por mbani mend; Diversiteti është një forcë.