Një sondazh i ri zbulon se njerëzit e vaksinuar kanë më shumë gjasa të rrezikojnë Luftën e Tretë Botërore mbi Ukrainën duke mbështetur masat agresive kundër Rusisë, ndërsa njerëzit e pavaksinuar kanë më shumë gjasa të mbështesin masat diplomatike.

Rezultatet e një sondazhit , i cili u krye nga EKOS dhe u publikuan nga Toronto Star thotë se:

Kanadezët që kanë marrë “tre ose më shumë vaksina” mbështetën sanksionet (86%), sekuestrimin e aseteve ruse (85%), ndërprerjen e naftës ruse (81%) dhe dërgimin e pajisjeve shtesë ushtarake në Ukrainë (82%). Mbi gjysma (52%) mbështetën sigurimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

Nga ana tjetër, kanadezët e pavaksinuar kishin shumë më pak gjasa të mbështesnin masat që do të shërbenin për të përshkallëzuar konfliktin.

Në të vërtetë, shumica e të pavaksinuarve (52%) nuk mbështesin fare asnjë nga masat e listuara.

Rezultati i sondazhit mbështet dyshimet e shumë njerëzve, se narrativa e COVID u ndërrua për ‘mbështetje të Ukrainës’ pothuajse brenda natës nga media dhe se masat e pamenduara shfaqën menjëherë nënshtrimin e tyre ideologjik.