Videot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale tregojnë shumë qytete, duke përfshirë kryeqytetin e vendit, Moskën, të bllokuara nga qytetarët rusë që janë publikisht kundër sulmit të qeverisë së tyre ndaj Ukrainës dhe e shikojnë si një rrezik të madh personal.

Udhëheqësit perëndimorë i janë përgjigjur pushtimit rus  të Ukrainës me sanksione ekonomike dhe vendosjen e trupave në vendet fqinje që janë anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ndërsa forcat ruse duken të vendosura për të rrëzuar qeverinë ukrainase, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar se Putini “mund të ketë vende të tjera në horizontin e tij”, përfshirë vendet e NATO-s.

Blinken vuri në dukje se sipas nenit 5 të NATO-s, “një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”, duke pohuar se agresioni rus kundër një vendi fqinj të NATO-s do të shkaktonte përgjigje ushtarake nga aleatët, përfshi edhe  Shtetet e Bashkuara.