Katër milionë francezë u zgjuan për të zbuluar se pasaporta e tyre e vaksinës u kishte skaduar papritmas sepse nuk kishin marrë vaksinën e fundit përforcuese.

France 24 raporton për një studente 18-vjeçare e cila “u nis drejt qendrës së vaksinimit” pasi “u kujtua se pasaporta e vaksinës i kish  skaduar pasi nuk mori një vaksinë përforcuese në kohë”.

Studentja u ankua se kishte “shumë rregulla” dhe se kohëzgjatja për të merrë një përforcues u shkurtua nga 6 në 3 muaj, por ajo vazhdoi dhe gjithsesi përveshi mëngët.

Një tjetër grua e re e intervistuar nga kanali i lajmeve, e cila zgjodhi të mos merrte një vaksinë përforcuese, tha: “Nuk kam të drejtë të bëj më asgjë si me vaksinë ashtu edhe pa vaksinë, kështu që as nuk po përpiqem, shpresoj që leja të pezullohet së shpejti.”

Franca është ende një nga rastet e vecanta të Evropës, duke vendosur disa nga kufizimet më të ashpra të COVID dhe duke qenë e fundit që do i heqi ato.

Vetëm kohët e fundit njerëzit në Francë u lejuan të hanin dhe të pinin në kinema dhe trena, si dhe të porosisnin një pije në këmbë në një bar.

Deri para disa javësh kërkoheshin edhe maska ​​të detyrueshme në natyrë.