Duke u paraqitur gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë  Anthony Fauci dekretoi që fëmijët nën moshën katër vjeç përfundimisht do t’i nënshtrohen një “regjimi me tre doza” të vaksinave kundër COVID.

“Doza dhe regjimi për fëmijët 6 muaj deri në 24 muaj funksionuan mirë, por doli që grupi tjetër nga 24 muaj deri në 4 vjeç nuk e ka arritur ende nivelin e deshiruar të suksesit, kështu që studimet vazhdojnë,” vuri në dukje Fauci.

Ai shtoi, “Duket se do të jetë një regjim me tre doza. Nuk mendoj se mund të parashikojmë se kur do të shohim një EUA [Autorizimi i Përdorimit Emergjent] me këtë.”

Ai u tha gazetarëve se nuk mund të jepte një kohë të saktë se kur do të ndodhte kjo, por ishte i bindur se do të ndodhte.

“Ne duhet të jemi të durueshëm,” tha ai, duke shtuar “Kjo është arsyeja pse sistemi funksionon. FDA është shumë skrupuloze në aftësinë e tyre dhe në përpjekjen e tyre për t’u siguruar që, përpara se diçka të miratohet për çdo moshë, dhe veçanërisht me fëmijët … se ata do të jenë të sigurt dhe se do të jenë efektivë.