Hans Kluge, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, thotë se kontinenti po shkon drejt një skenari “fund loje”, në një shenjë tjetër që Omicron paralajmëron fillimin e fundit të pandemisë.
Pavarësisht rasteve rekord që janë regjistruar në shumë vende të ndryshme, Kluge i tha AFP se natyra më e butë e Omicron do të thotë që COVID-19 më në fund mund të jetë në rrugën drejt shndërrimit në endemik.
“Është e besueshme që rajoni po shkon drejt një lloj fundlojeje pandemike,” tha Kluge.
“Do të ketë për disa javë dhe muaj një imunitet global, ose falë vaksinës ose sepse njerëzit kanë imunitet për shkak të infeksionit , dhe gjithashtu uljen e sezonalitetit,” shtoi ai.
Zyrtari shëndetësor parashikoi se tani do të ketë një periudhë të qëndrueshme të rënies së numrit të rasteve, ose “të qetë” siç e quajti ai, më parë, “Covid-19 mund të kthehet në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht që pandemia të rikthehet. ”
“Stabilizimi do të thotë që sistemi shëndetësor nuk është më i mbingarkuar për shkak të Covid-19 dhe mund të vazhdojë me shërbimet shëndetësore thelbësore, të cilat fatkeqësisht janë ndërprerë, për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare ”, tha ai.
Pavarësisht se pandemia po largohet, teknokratët ende po përpiqen të rrënjosin ‘normalen e re’ që erdhi me përgjigjen fillestare ndaj virusit. Në Skoci, për shembull, Ministria e Parë Nicola Sturgeon pohoi se rregullat e detyrueshme të maskave mund të mbeten në fuqi për vite me rradhë.