10 burrat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre gjatë dy viteve të para të pandemisë së koronavirusit ndërsa varfëria dhe pabarazia u rritën.
Pasuria e burrave u ngrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, me një normë mesatare prej 1.3 miliardë dollarë në ditë, në një konferencë të publikuar përpara një mini-samiti virtual të liderëve botërorë që po mbahet nën kujdesin e Forumit Ekonomik Botëror.
Një konfederatë bamirësie që fokusohet në zbutjen e varfërisë globale, Oxfam tha se pasuria e miliarderëve u rrit më shumë gjatë pandemisë sesa në 14 vitet e mëparshme, kur ekonomia botërore po vuante recesionin më të keq që nga përplasja e Wall Street në 1929.
Oxfram e quajti këtë pabarazi “dhunë ekonomike” dhe tha se pabarazia po kontribuon në vdekjen e 21,000 njerëzve çdo ditë për shkak të mungesës së aksesit në kujdesin shëndetësor, dhunës me bazë gjinore, urisë dhe ndryshimeve klimatike.
Pandemia ka zhytur 160 milionë njerëz në varfëri.
Raporti pason një studim të dhjetorit 2021 nga grupi, i cili zbuloi se pjesa e pasurisë globale e njerëzve më të pasur në botë u rrit me një ritëm rekord gjatë pandemisë.
Forbes renditi 10 njerëzit më të pasur në botë si: shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, Jeff Bezos i Amazon, themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, Mark Zuckerberg i Facebook, ish-drejtorët ekzekutivë të Microsoft, Bill Gates dhe Steve Ballmer, ish-CEO i Oracle, Larry Ellison, investitori amerikan Warren. Buffet dhe kreu i grupit francez të luksit LVMH, Bernard Arnault.