Një sondazh në Gjermani i porositur nga gazeta kombëtare Bild zbuloi se më shumë se gjysma e popullsisë nuk i beson më statistikave zyrtare të COVID-19.

Sondazhi nënvizon një rënie shqetësuese të besimit te autoriteti i kontrollit dhe i parandalimit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch.

Sondazhi zbuloi se 57 për qind e të anketuarve nuk u besojnë të dhënave, ndërsa 32 për qind ende mendojnë se qeveria ka besueshmëri kur bëhet fjalë për nxjerrjen e shifrave të COVID.

Një nga arsyet që përmend Bild për mungesën e besimit është fakti se një numër i madh i personave të shtruar në spital për arsye të tjera po llogariten në mënyrë të rreme si pacientë me COVID.

Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach, pranoi javën e kaluar se shtrirja e plotë e përhapjes së Omicron “nuk po përshkruhej me saktësi në shifrat zyrtare për shkak të shifrave të rremë nga testimi, si dhe vonesave në raportimin e rasteve të reja”.

Instituti Robert Koch iu përgjigj sondazhit duke fajësuar autoritetet lokale shëndetësore për mosdorëzimin në kohë të të dhënave shëndetësore.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumica e gjermanëve nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e qeverrisë ndaj pandemisë.

Skandali i fundit që përfshin kryetarin e Hamburgut do të ketë bërë pak për të rritur besimin tek autoritetet kur bëhet fjalë për shifrat zyrtare.

Peter Tschentscher pretendoi se të pavaksinuarit përfaqësonin 95% të rasteve me COVID. Pas një hetimi të Senatit, shifra aktuale u zbulua të ishte 14.3%.