Duke filluar nga kjo verë, të gjitha makinat e reja të shitura në BE me ligj do të përmbajnë një ‘kuti të zezë’ të aksesueshme nga autoritetet që regjistron të dhënat e drejtimit.

Nga 6 korriku 2022, të gjithë prodhuesit e makinave do të detyrohen të pajisin modelet e reja me një sistem që mban të dhëna teknike.

Të dhënat e regjistruara do të përfshijnë “shpejtësinë e automjetit, frenimin, këndin e timonit, pjerrësinë e tij në rrugë dhe nëse sistemet e ndryshme të sigurisë së automjetit ishin në funksionim, duke filluar nga rripat e sigurimit”.

Sistemi, i cili do të jetë i aksesueshëm nga organet e zbatimit të ligjit, por jo nga kompanitë e sigurimeve, do të jetë gjithashtu në gjendje të japi informacion për llojin e saktë të automjetit dhe të dërgojë informacionin te prodhuesit pas një aksidenti.

Autoritetet pretendojnë se të dhënat do të jen “anonime”, që do të thotë se informacioni nuk mund të përdoret për të identifikuar pronarin e automjetit, megjithëse vetëm njerëzit tepër naivë do ta besonin këtë.

Për dekada, qeveritë ka kërkuar që të gjitha makinat të pajisen me kuti të zeza që të gjurmojnë të dhënat e vendndodhjes.

Skenari përfundimtar dystopik përfshin dhënien e fuqisë policisë për të përdorur teknologji të ngjashme për të çaktivizuar plotësisht funksionimin e një automjeti nëse shoferi konsiderohet se ka kryer një shkelje.

Kjo nuk ka pse të jetë një vepër penale, nëse ndjekja e skemave të vlerësimit të kredisë sociale vazhdon të bëhet më invazive, ajo përfundimisht do të përdoret si një formë ndëshkimi për gjithçka, nga faturat e papaguara të shërbimeve deri te komentet fyese të postuara në mediat sociale.