Pa vaksine, pa punë… edhe në Vatikan
Vatikani ka njoftuar se të gjithë që punojnë atje si dhe të gjithë vizitorët do të lejohen të hyjnë vetëm nëse mund të dëshmojnë se janë vaksinuar.
Një dekret u lëshua të enjten nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, i cili përshkruan se opsioni i dhënies së një testi negativ për COVID do të hiqet dhe e vetmja dispozitë tjetër e pranueshme do të jetë prova e rikuperimit nga COVID në të kaluarën përmes një testi PCR pozitiv të regjistruar.
Tani, vetëm ata që kanë të ashtuquajturën ‘Super Green Pass’ do të mund të punojnë ose të vizitojnë selinë e Kishës Katolike.
Mandati zbatohet për të gjithë personelin e Kurisë Romake dhe institucionet e lidhura me Selinë e Shenjtë, si dhe për “bashkëpunëtorët e jashtëm, personelin e firmave të jashtme, vizitorët dhe përdoruesit”.
Kardinali Parolin vuri në dukje se kushdo pa pasaportë vaksine “nuk do të jetë në gjendje të hyjë në vendin e punës dhe do të konsiderohet i pajustifikueshëm i munguar, me pasojë pezullimin e pagës për kohëzgjatjen e mungesës”.
Me fjalë të tjera, pa vaksine, pa punë… edhe në Vatikan.
Në dekret thuhet gjithashtu se që nga 31 janari 2022, kushdo që punon në Vatikan duhet të sigurojë “dokumentacion që vërteton administrimin e dozës përforcuese pas ciklit parësor të vaksinimit”.
Duke qenë se Papa ka dhënë bekimin e tij për vaksinat , përjashtimet fetare nuk lejohen në këtë rast.
Për më tepër, Vatikani deklaroi se vaksinat janë “moralisht të pranueshme” dhe “mund të përdoren me ndërgjegje të mirë”, pavarësisht se zhvillimi konsiston në përdorimin e linjave qelizore që rrjedhin nga fetuset e abortuara.